Mogherini: Rekomandohet hapja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë

Komisioni Evropian (KE) ka vendosur të rekomandojë hapjen e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian (BE), për Shqipërinë dhe Maqedoninë, raporton Anadolu Agency (AA).

Ky vendim është bërë i ditur sot nga përfaqësuesja e Lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Federica Mogherini, gjatë një konference për mediat në Strasburg.

Sipas saj, politika e zgjerimit e Bashkimit Evropian është për Unionin një investim në paqe dhe siguri dhe për stabilitetin e Evropës.

“Nga 6 partnerë të Ballkanit Perëndimor, Serbia dhe Mali i Zi kanë ecur mirë në negociata. Sot Komisioni rekomandon që këshilli të vendosë të hapë negociatat për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Po punojmë për një opinion për kërkesën e Bosnje dhe Hercegovinës dhe me autoritetet kosovare po punojmë për një progres të mëtejshëm”, tha Mogherini.

Shefja e diplomacisë evropiane tha se Ballkani Perëndimor është Evropë dhe do të jetë pjesë e të ardhmes së Unionit, sipas saj, në një Bashkim Evropian të fortë e stabil.

“Është në interesin tonë të kemi një politikë zgjerimi të suksesshme. Kjo ofron mirëqenie që është në përfitim të ndërsjellë të vendeve të BE-së dhe vendeve që aspirojnë të anëtarësohen. Është një faktor i rëndësishëm që shtyn transformimin dhe rrit stabilitetin dhe sigurinë. Vetë procesi është ndërtuar në kritere të mirëvendosura. Secili vend dhe partner vlerësohet në bazë të meritave”, tha Mogherini.

Ajo tha se BE ka forcuar angazhimin në rajon nëpërmjet strategjisë për Ballkanin Perëndimor, duke shtuar se gjatë vitit të kaluar partnerët në rajon kanë kryer reforma të rëndësishëm në të gjitha fushat dhe kanë modernizuar ekonomitë e tyre.

Është parashikuar që Mogherini të mbërrije sot në Shqipëri, ndërsa nesër do të realizojë takime me drejtues të lartë të vendit. Mogherini do të vizitojë edhe Maqedoninë, Serbinë dhe Malin e Zi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button