Prej sot deri të enjten në Shkup do të ketë regjim tjetër të komunikacionit

Për shkak të Samitit digjital të shteteve të Ballkanit Perëndimor, i cili do të mbahet më datat 18 dhe 19 prill në Shkup, në hotelin “Aleksandar Palas” dhe në Vip Arenën “Boris Trajkovski”, prej sot nga ora 15:00 dhe për gjatë dy ditëve të ardhshme, gjegjësisht deri në orën 15:30 minuta të datës 19 prill, është vendosur regjim i ri i komunikacionit për rreth këtyre objekteve, njofton SPB Shkup, përcjell Portalb.mk.

Me regjimin e veçante do të mbyllen dhe do të riorientohen për komunikacion rrugët “Jadranska magistralla”, “Skupi”, një pjesë nga bulevardet “8 Shtatori”, “Ilinden”, si dhe rrugët e tjera servisore që gravitojnë për rreth këtyre dy objekteve.

Po ashtu, regjim i veçante i komunikacionit është vendosur edhe për qarkoren tek autostrada deri tek Aeroporti i Shkupit.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button