Ja çfarë thotë Ali Ahmeti për rekomandimin e KE-së për Maqedoninë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti e ka mirëpritur raportin e sotëm të progresit të shpalosur nga Federika Mogherini dhe Johanes Hahn në Bruksel, me theks të veçantë mbi rekomandimin e pakushtëzuar për të filluar negociata me Bashkimin Evropian, njofton Portalb.mk.

“Ahmeti theksoi që shumica parlamentare reformuese ka arritur të plotësojë pritjet urgjente të Brukselit zyrtar, miqve ndërkombëtarë dhe qytetarëve, por nuk do të ndalemi me kaq. Ahmeti u shpreh i kënaqur nga realizimi dhe mbarëvajtja e reformave sistemore në vend, që sot u shpërblye nga Brukseli, por kemi akoma punë për të bërë për ta fituar edhe datën për fillim të negociatave me BE. BDI zotohet për të vijuar me reformat dhe për ti përforcuar përpjekjet për sundim të plotë të së drejtës si dhe për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar. Guximi për të zgjidhur çështjet e hapura shpërblehet, prandaj do të vijojmë guximshëm në javët para nesh edhe drejt zgjidhjes së çështjes së emrit si pengesa jonë e fundit drejt BE-së dhe të NATO-s”, thuhet në kumtesën e BDI-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button