Zhbogar: Çështja e emrit urgjentisht të zgjidhet (VIDEO)

Euroambasadori në Maqedoni, Samuel Zhbogar ua ka uruar qytetarëve rekomandimin për fillimin e  bisedimeve për anëntarësim në BE, duke deklaruar se nuk ishte e lehtë, të gjithë punuan bashkë, parlamenti i miratoi ligjet e patjetërsueshme, ndërkaq Qeveria e ndërroi politikën e saj, njofton Portalb.mk.

“Në Maqedoni po kryhen ndryshime të mëdha dhe ekziston atmosferë e mirë politike”, deklaroi Zhbogar në konferencën e sotme për shtyp, pas publikimit të raportit të KE-së.

Ai si zhvillim pozitiv e theksoi funksionimin e Kuvendit, në të cilin tani është kthyer opozita dhe porositi që 27 prilli të mos përsëritet. E përmendi edhe ligjin për gjuhët dhe shoqërinë civile, për të cilën theksoi se ka luajtur rol të rëndësishëm në përmirësimin e atmosferës nëpërmjet dialogut.

“Por, duhet më mirë të funksionojë gjyqësore dhe administrata publike, gjegjësisht janë të patjetërsueshme përpjekjet për profesionalizim dhe administratë publike transparente. Politikanët t’i lëshojnë institucionet që të punojnë në mënyrë të pavarur.

Euroambasadori dërgoi porosi edhe për çështjen me emrin, për të cilën tha se urgjentisht duhet që të zgjidhet, ndërkaq tha se është mirë që bisedimet po intensifikohen.

Në pyetjen nëse mundet që të pritet vendim i Këshillit Evropian për fillim të bisedimeve pa zgjidhje, Zhbogar tha se “do ta kalojmë urën kur të arrijmë atje”.

“Të dyja palët bisedojnë, të presim dhe të shohim çfarë do të japin këto bisedime”, deklaroi Zhbogar.

Maqedonia mori rekomandim për fillim të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button