360: Lojërat e fatit në Vrapçisht, bastoret e mbylluara ende punojnë

Vrapçishti është fshati më i madh në pjesën e Gostivarit të Pollogut. Fshat me kopsht, shkollë fillore dhe të mesme dhe me ekip të futbollit. Banorët janë krenarë për këtë, por jo edhe për shprehinë e fëmijëve të tyre që në vend të bankave shkollore, kohën e kalojnë në bastore.  Në këtë fshat ka më shumë turq dhe shqiptarë e më pas maqedonas, u bashkuan në iniciativë për mbylljen tyre, transmeton 360 shkallë, përcjell Portalb.mk.

“Kjo ishte iniciativë e një grupi të rinjve entuziast që e kundërshtuan hapjen e kazinos në Vrapçisht dhe pastaj protestuan për mbylljen e tyre. U blodhën 800 nënshkrime me të cilat qytetarët dëshmuan se e përkrahin iniciativën pa rezervë”, tha Fatmir Reshiti, organizator i protestave për 360 shkallë.

Banorët e Vrapshtit shpresonin se iniciativa do ketë sukses të plotë.

Iniciativa e qytetarëve të Vrapçishtit për mbylljen e bastoreve u përshëndet nga të gjithë, por qytetarët pas kamerave thonë se se bastoret përsëri fillojnë të punojnë në mënyrë ilegale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button