Kurti: Nuk mund të ecim para kur ka ngecur arsimi në Kosovë

Lideri i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në ditën kur pritet të publikohet Raporti i BE-së për Kosovën tha se ky raport në vitet paraprake i kishte paralajmëruar rezultatet e dobëta në testin PISA.

Kurti shkruan se ky raporti i BE-së i vitit 2016 shkruante se rreth 40% e të diplomuarve me një diplomë profesionale dhe 35% e të diplomuarve me një diplomë universitare nuk posedojnë aftësitë e nevojshme të kërkuara nga tregu i punës, transmeton Telegrafi.

Lexoni të plotë postimin e Kurtit në Facebook:

“Janë bërë një vit e gjysmë prej Raportit të fundit të Komisionit Evropian për Kosovën. Sot publikohet Raporti vjetor i radhës. Kurse, sot një muaj mbahet Samiti i BE-së për Ballkanin perëndimor në Sofje të Bullgarisë.

Nga Raportet e Progresit mësojmë të kaluarën e afërt që s’e ndryshojmë dot por edhe atë çka na pret nëse nuk ndryshojmë (në) të ardhmen. Kështu, rezultatet e dobëta të testit PISA i kishte paralajmëruar Raporti i Progresit 2016. Në faqen 41 të tij thuhej: ‘75% e shpenzimeve të përgjithshme në arsim janë bërë për rrogat dhe rritja e shpenzimeve në arsim është përdorur pothuajse tërësisht për rritjen e pagave në vend të përmirësimit të cilësisë të arsimit (vetëm 0.2% e shpenzimeve në arsim është ndarë për trajnimin e mësuesve). Shpenzimet publike për hulumtime dhe inovacione arritën në vetëm 0.05% të PBB-së, nga të cilat vetëm një e pesta është ndarë për kërkime shkencore dhe grante. Rreth 40% e të diplomuarve me një diplomë profesionale dhe 35% e të diplomuarve me një diplomë universitare nuk posedojnë aftësitë e nevojshme të kërkuara nga tregu i punës’.

Edhe të paditur edhe të lirë nuk do të mund të jemi. Nuk ec Republika kur ngec arsimimi”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button