Reagimi në “Bernabeu”, Buffon: Ndonjëherë gabojmë, njerëz jemi

Polemikat ndaj deklaratave që lëshoi pas ndeshjes me Realin e Madridit nuk kanë pushuar ende dhe Gianluigi Buffon duket se po tërhiqet.

“Vendimet që marrim tregojnë se çfarë njerëzish jemi, me të mirat e të këqijat tona. Ndonjëherë e teprojmë, ndonjëherë gabojmë. Por, kjo do të thotë të jetosh. Pas ndeshjes me Realin kam bërë shumë shëtitje për të medituar”, u shpreh kapiteni i Juventusit, i cili u ndëshkua me karton të kuq në Bernabeu pas reagimit të ashpër kur arbitri akordoi 11-metërsh në minutën e fundit të takimit çerekfinal të Champions League, transmeton TCH.

Pavarësisht zhurmës që bënë deklaratat e tij të ashpra (“Në vend të zemrës, arbitri ka një kazan plehrash”), Buffon ecën me kokën lart.

“Ishte një javë që më dhuroi emocione të forta, të bukura, adrenalinë… Për këtë jetoj”, tha Buffon.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP