G7-ta i kërkon Rusisë llogari për rastin Skripal

Ministrat e Jashtëm të Grupit të Vendeve më të Industrializuara, të njohur si G7, i bënë thirrje Rusisë që të ofrojë “informacione të plota” për helmimin e një ish-agjenti rus dhe vajzës së tij, muajin e kaluar, në Sallsbëri të Anglisë.

Ministrat e G7-ës thanë se pajtohen me vlerësimin e Britanisë se Rusia, me siguri, është përgjegjëse për helmimin e Sergei Skripalit dhe të vajzës së tij, Yulia, me agjentin nervor Noviçok, transmeton REL.

Rusia i ka mohuar akuzat, ndërsa Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike ka thënë më 12 prill se pajtohet me gjetjet britanike rreth llojit të toksinës të identifikuar.

“Ne ndajmë dhe pajtohemi me vlerësimin e Mbretërisë së Bashkuar se ka shumë gjasa që Federata Ruse të jetë përgjegjëse për sulmin dhe se nuk ka ndonjë shpjegim alternativ të besueshëm”, tha përmes një deklarate G7-ta.

“Rusia duhet të ofrojë llogari të plotë për programin e saj të padeklaruar Noviçok, në përputhje me detyrimet e saj ndërkombëtare”, tha po ashtu G7-ta.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP