SÇE publikoi Raportin detal faktografik për implementimin e Planit 3-6-9

Sekretariatit për Çështje Evropiane njofton se sot, së bashku me publikimin e Raportit të Komisionit Evropian për gjendjen dhe progresin e vendit në rrugën e integrimit Evropian, përfundoi periudha e zbatimit të Planit 3-6-9. Raporti detal  faktografik për implementimin  e Planit 3-6-9, në mesnatë, u publikua  në web faqen e  Sekretariatit për Çështje Evropiane http://www.sep.gov.mk/sq/ dhe të njëjtën mund ta gjeni në linkun: https://goo.gl/ueHor9

Nëntë muajt e kaluar Maqedonia ka arritur të japë agjendë jashtëzakonisht produktive reforuese. Dëshmi për këtë, siç thuhet në njoftim,  është zbatimi i suksesshëm dhe realizimi i Planit 3-6-9 respektivisht mbi 90% të reformave të parashikuara janë realizuar dhe 100% e thelbit të saj – Maqedonia u rikthye në rrugën Euro-Atlantike

“Plani 3-6-9 është miratuar në korrik të vitit të kaluar, pas votimit të Qeverisë së re në mënyrë që të sigurohet hapjen e rrugës respektivisht shkrirjen procesit reformues në Republikën e Maqedonisë dhe ta kthejë vendin në rrugën euro-atlantike, dhe ishte e ndarë në tri pjesë , sipas afateve në të cilin u implementuan reformat. Pjesa e parë e tij – pjesa tre u finalizua me mbajtjen e zgjedhjeve të drejta, të lira dhe të besueshme në nëntor të vitit të kaluar, ndërsa pjesa gjashtë përfundoi me publikimin  e strategjisë të  Komisionit Evropian për zgjerim me vendet e Ballkanit Perëndimor deri në vitin 2025.

Pjesa e nëntë, respektivisht plani 3-6-9 në përgjithësi mbaron sot, me publikimin e Raportit të Komisionit Evropian. Sipas rezultateve të dhëna zbatimi i suksesshëm dhe realizimi i Planit 3-6-9, duhet të kurorëzohet me raportin më të mirë për Republikën e Maqedonisë deri tani dhe me një rekomandim të pastër dhe të pakushtëzuar për negociatat me Bashkimin Evropian.

Me përfundimin e Planit 3-6-9, nuk përfundojnë reformat , përkundrazi, kjo agjendë e reformave do të vazhdojë në të ardhmen, në drejtim të implementimit të proceseve që dalin nga  Gjashtë iniciativat drejtuese të Strategjisë së Komisionit 20-25, si dhe nga sugjerimet , komentet, vërejtjet që i presim nga raporti i  sotëm i Komisionit”, thuhet në njoftim për media.

Raporti i Komisionit Evropian, sot Brukseli zbulon vlerësimin për Maqedoninë

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP