Dimitrov: Nuk do t’ia kthej Daçiqit për deklaratën për Maqedoninë

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov në një intervistë për televizionin serb TV N1 gjatë vizitës së tij ne Beograd deklaroi se nuk do t’ia kthejë shefit të diplomacisë serbe për deklaratën e tij që javën e kaluar në press konferencë me diplomatin maqedonas, Nikos Koxias tha se është gabim që Serbia e ka njohur Maqedoninë me emrin kushtetues të saj, transmeton Portalb.mk.

“Mendoj se deklaratat nuk ndihmojnë. Ne jemi ministra të dy vendeve, i përfaqësojmë popujt tanë, popuj të afërt. Kemi histori të përbashkët në Jugosllavi, do të jemi së bashku, shpresoj se në të ardhmen e afërt në Bashkimin Evropian në një lloj mënyre afërsinë tonë askush nuk do mund ta prish”, tha Dimitrov.

Duke u përgjigjur në pyetjen gazetareske për Kosovën, Dimitrov tha se Maqedonua nuk mund të jetë lojtar mes Prishtinës dhe Beogradit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button