Shtyhet seanca për rastin “Monstra” sepse i akuzuari Fejzi Aziri është i sëmurë

Është shtyrë seanca e sotme për rastin “Monstra” tashmë të Prokurorisë Speciale Publike (PSP) sepse në seancë nuk u paraqit i akuzuari Fejzi Aziri, i cli sipas avokatit të tij mbrëmë është ndalur në spital sepse është i sëmurë, transmeton Portalb.mk.

Prokurorja, Fatime Fetai  theksoi se Prokuroria Speciale është e gatshme dhe se kanë pritur që për sot të fillojnë. Ajo reagoi për mungesën e të akuzuarit Aziri sepse vetëm me një letër, pa dokument mjekësor për diagnozën e tij, avokati Naser Raufi u përpoq ta justifikojë mungesën e tij.

Seanca e radhës është caktuar për 15 maj.

Ndryshe, lëndën “Monstra” muajin e kaluar e ka marrë Prokuroria Speciale Publike. Prokurorja speciale, Katica Janeva tha se pret që procesi gjyqësor të fillojë në fazën në të cilën është gjendet dhe se janë të përgatitur ta prezantojnë lëndën para gjykatës.

Vrasja te Liqeni i Smillkovës ka ndodhur më 12 prill 2012 ku u vranë djemtë Filip Sllavkovski, Aleksandar Nаqevski, Cvetanço Acеvski, Kire Tërpkovski dhe Borçe Stevkovski.

Për këtë vrasje të pesëfishtë u hap lëndë me emrin “Monstra” ku me dënim të përjetëshëm u dënuan Alil Demir, Afrim Ismailoviq, Agim Ismailoviq, Fejzi Aziri, Haki Aziri dhe Sami Luta,  ndërkaq Afrim Ismailoviq dhe Alil Demiri vazhdojnë edhe sot e kësaj dite të jenë të pakapshëm për autoritetet e rendit.

Gjykata Supreme në dhjetor të vitit të kaluar i liroi të akuzuarit  Agim Ismailoviq, Haki Azirin, Sami Lutën dhe Fejzi Azirin dhe u përcaktoi masë kujdesie.

DOSJE “Monstra”: 6 vjet në kërkim të zbardhjes së rastit së vrasjes makabre pesëfishe

LEXO SHKRIME TJERA NË LIDHJE ME RASTIN:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button