Apple ka një iPhone X sekret

Apple ka ndërtuar një version sekret të iPhone X që nuk është publikuar kurrë.

Ky iPhone misterioz nuk është përmendur asnjëherë nga Apple dhe është zbuluar përmes disa dokumenteve, që tashmë janë të hapura, transmeton Koha.net.

Vitin e kaluar Apple zbuloi iPhone X, telefonin më i shtrenjtë dhe më i fuqishëm se kurrë.

Ai është në ngjyrat e zakonshme, argjendtë apo hirtë, por ka dhe një model të tretë sekret gjithashtu. Sipas dosjes së publikuar nga Komisioni Federal i Komunikimit në SHBA ka dhe iPhone X Gold.

Telefoni mendohet se ka “ngecur” për çështje prodhimi, prandaj Apple e ka hequr këtë ngjyrë, për të mos i shtuar vetes dhimbje koke.

Megjithatë nuk është ende e qartë sa vonë është marrë ky vendim. Para publikimit të famshëm, u përfol që Apple do të nxirrte produktin me tri ngjyra. Edhe më herët ngjyra e artë ka qenë si mundësi për pajisjet iPhone.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button