Ndërroi jetë rreshteri i egër i Hollivudit (Foto)

Ronald Lee Ermey, rreshteri i famshëm i filmit “Full Metal Jacket”, ka ndërruar jetë në moshën 74-vjeçare nga disa ndërlikime të shëndetit që u shkaktuan nga pneumonia.

I lindur në Kansas, në vitin 1944, Ermey ishte një marins për 11 vite dhe kaloi 14 muaj në Vietnam dhe Okinava të Japonisë, ku u bë rreshter, transmeton TCH.

Ermey studioi për dramaturgji në Universitetin e Manilës, në Filipine. Rolin e parë e fitoi në filmin “Apocalypse Now” të vitit 1979. Nga ai vit, mori pjesë në 60 filma, ku kryesisht luante role autoritare.

Roli i rreshterit të egër në “Full Metal Jacket” e bëri të famshëm në të gjithë botë dhe regjisori i filmit, Stanley Kubrick, ka thënë se 50% e fjalëve të personazhit në film janë improvizim i vetë Ermey.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP