Dimitrov: Mezi pres ta lexoj raportin e Komisionit Evropian

Shpresoj se do të kemi rekomandim të pastër për fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, porositi shefi i diplomacisë maqedonase, Nikolla Dimitrov në fjalimin e tij para pjesëmarrësve në konferencën rajonale me rastin e 10-vjetorit të formimit të Fondit Evropian për Ballkanin që u mbajt sot dhe do të mbahet nesër në Beograd, transmeton Portalb.mk.

Ai theksoi se mezi pret ta lexojë raportin e Komisionit Evropian që duhet të publikohet nesër.

“Në raportin e fundit të Fridom Haus për kombet në tranzicion është thënë se Maqedonia është vend, te i cili është vërejtur përparim më i madh në Evropë. Është thënë se vendi është i vogël e cila dyfishoi nivelin dhe entuziazmin”, tha Dimitrov.

Ai theksoi se integrimi në BE duhet të shihet në rajon dhe se vendet duhet të jenë të vetëdijshme për ndërlidhjen e tyre.

Maqedonia nga Komisionit Evropian nesër do ta marrë Raportin për përparimin e vendit

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP