Rusia pretendon se sulmi kimik në Siri ka qenë i “inskenuar”

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, ka mbrojtur idenë e tij se sulmi kimik i ndërmarrë në zonën Duma të Gutës Lindore në Siri ka qenë i “inskenuar”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Lavrov ka bërë disa deklarata për BBC në lidhje me zhvillimet në rajon. Ai ka kundërshtuar pretendimet se vendi i tij ka kryer ndërhyrje (manipulime) në vendin ku është kryer sulmi kimik në Siri.

“Garantoj se Rusia nuk ka kryer ndërhyrje. Nuk mund të tregohem i vrazhdë me krerët e shteteve të tjera. Gjithashtu edhe ndaj presidentit të vendit tim nuk mund të jem i tillë, por ju përmendët liderët e Francës, Britanisë dhe SHBA-së. Nëse është e nevojshme që të flasim qartë, të gjitha provat që ata i referohen bazohen nëpër lajme dhe rrjetet e medias sociale”, tha Lavrov.

Duke pretenduar se në Duma nuk është përjetuar sulm kimik, Lavrov tha se “Ajo që është përjetuar, është që ngjarja është inskenuar”.

Më tej Lavrov ka bërë të ditur se forcat perëndimore duke përfshirë edhe Britaninë kanë mbyllur kanalet e komunikimit me Rusinë, ku për shkak të kësaj mangësie mes palëve, vendi i tij dhe perëndimi ndodhen në një situatë edhe më të keqe se nga ajo e Luftës së Ftohtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP