Çfarë janë pikat e bardha në thonjtë tuaj

Një nga shkaqet më të zakonshme për këto pika të bardha, të cilat shfaqen si në thonjtë e duarve ashtu edhe në të këmbës, është një gjendje e quajtur leukonychia.

Emri duket shqetësues por kjo gjendje në fakt nuk është e tillë. Edhe pse shumë njerëz mendojnë se këto pika shfaqen si pasojë e mungesës së zinkut ose kalciumit, kjo nuk është e vërtetë, transmeton Telegrafi.

Ato shfaqen pas dëmtimeve të vogla që pësojnë thonjtë tuaj si pasojë e goditjeve ose e ndonjë shkaku tjetër.

Nëse nuk mbani mend ndonjë gjë që të ketë dëmtuar thonjtë tuaj, kini parasysh se thonjtë rriten shumë ngadalë kështu që goditja mund të ketë ndodhur edhe para disa javësh.

Çfarëdo qoftë arsyeja e dëmtimit, këto pika nuk kanë nevojë për trajtim dhe duhet të largohen me rritjen e thonjve.

Por nëse të gjithë thonjtë tuaj kanë pika të bardha të cilat nuk largohen, atëherë kjo mund të lidhet me ndonjë sëmundje si ato kardiovaskulare, të veshkave, anemi ose diabet.

Gjithsesi nëse shihni anormalitet në thonjtë tuaj, duhet të konsultoheni me mjekun pasi thonjtë shpesh janë tregues të disa sëmundjeve me rëndësi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button