Duma ruse konsideron sanksione hakmarrëse kundër SHBA-së

Dhoma e Ulët e parlamentit të Rusisë ka planifikuar leximin e parë të një projektligji lidhur me masat hakmarrëse kundër Shteteve të Bashkuara më 15 maj, transmeton REL. 

Ligjëvënësit janë takuar më 16 prill rreth planeve për të goditur Uashingtonin, e cila 10 ditë më parë ka urdhëruar ngrirjen e aseteve dhe kufizime financiare për manjatët, zyrtarët e sigurisë, politikanët dhe kompanitë që shihen si të afërta me presidentin rus, Vladimir Putin.

Sekretari i Thesarit amerikan, Steven Mnuchin ka thënë se sanksionet janë përgjigje për “aktivitetet e dëmshme të Rusisë në botë”.

Projekligji rus, i prezantuar më 13 prill për të luftuar “hapat armiqësorë të Shteteve të Bashkuara dhe shteteve tjera”, do të autorizonte qeverinë e Putinit për të ndaluar apo kufizuar importin e mallrave dhe shërbimeve amerikane.

Zëvendës-kryesuesi i Dumës, Aleksandr Zhukov, ka thënë më 16 prill se një grup i ligjvënësve dhe ekspertëve do të diskutojnë projektligjin më 3 maj.

Rusia ka kritikuar ashpër sanksionet e reja amerikane.

Zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov, i ka cilësuar të njëjtat si “asgjë më shumë se grabitje të pronës ndërkombëtare”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP