Greqi, tensione në protestën kundër operacionit në Siri

Në kryeqytetin e Greqisë, Athinë, ka ndodhur përplasje mes policisë dhe një grupi demonstruesish që po protestonin kundër operacionit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).

Demonstruesit janë mbledhur në qendër të qytetit me thirrje të Partisë Komuniste të Greqisë, ndërsa kanë marshuar drejt ambasadës amerikane në Athinë.

Grupi i protestuesve tentuan të thyenin statujën e ish-presidentit amerikan Harry Truman që gjendet në afërsi të kryeministrisë dhe presidencës, duke lidhur litarë në të dhe duke u përpjekur t’ia presin këmbët me sharrë hekuri.

Forcat e intervenimit të shpejtë ndërhynë ndaj protestuesve me gaz lotsjellës dhe shkopinj gome.

Njoftohet se disa protestues janë lënduar gjatë përplasjes.

Protestuesit po ashtu u përpoqën të sulmojnë ambasadën amerikane dhe atë franceze dhe zyrat e Bashkimit Evropian me vezë dhe bojë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button