Kuvendi i Kosovës nuk krijon komision për të dëbuarit turq

Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të votojë për futjen në rend të ditës propozimin e Grupit Parlamentar të LDK-së për formimin e një komisionit hetimor lidhur me dëbimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova, transmeton REL. 

Për këtë propozim nuk pati kuorum dhe në votim morën pjesë vetëm 59 deputetë.

Deputetët kanë debatuar për këtë çështje para se të votonin mirëpo nuk janë pajtuar lidhur me atë se kush duhet të udhëheqë komisionin në fjalë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button