Greva e punonjësve të Air France do të vazhdojë

 Kompania ajrore franceze Air France ka njoftuar se ditën nesërme 45 për qind e fluturimeve të saj me distancë të gjatë do të anulohen për shkak të grevës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga stafi menaxhues i Air France pasi rikujtohet se drejtuesit e sindikatës kanë vendosur për zhvillimin e një greve për ditën e nesërme dhe të mërkurën, thuhet se “Do të anulohen 45 për qind e fluturimeve të gjata, 35 për qind e fluturimeve që dalin nga Parisi dhe distancë të mesme si dhe 20 për qind e fluturimeve të brendshme”.

Ndër të tjera në deklaratën ku bëhet e ditur se presin që të ulet masa e pjesëmarrjes në grevë, paralajmërohet se mund të ketë parregullsira dhe vonesa në fluturimet që do të zhvillohen.

Pilotet, punonjësit e kabinës dhe të shërbimit në tokë të Air France të cilët janë anëtarë të 11 sindikatave vazhdojnë grevën e tyre për përmirësimin e kushteve të punës dhe kërkesën rritjen e pagave me 6 për qind. Ata kanë zhvilluar greva me 22 shkurt, 23 dhe 30 mars si dhe me 3, 7, 10 dhe 11 prill.

Përfaqësuesit e sindikatave pasi nuk kanë arritur rezultate në bisedimet që kanë kryer të premten me drejtuesit e kompanisë kanë theksuar se do të vazhdojnë grevën e tyre ditën e nesërme dhe të mërkurën si dhe me 23 dhe 24 prill.

Drejtuesit e Air France kanë deklaruar se greva 7 ditore i ka kushtuar kompanisë një dëm prej 170 milionë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button