Dhuna ndaj Selës, ja çfarë tha Muhamed Zekiri në seancën e sotme gjyqësore

“Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Vllatko Gjorçev, ka qenë i pranishëm kur sulmuesit e kanë ndarë deputetin Ziadin Sela nga grupi i deputetëve të cilët më 27 prill kanë qenë në sallën për konferencë për shtyp”, deklaroi deputeti i LSDM-së, Muhamed Zekiri, i cili ka dëshmuar në rastin për tentim vrasjen e Selës, njofton Portalb.mk.

“Aq sa e mbaj mend, Sela ka qëndruar në këmbë, por është rrëzuar në momentin kur sulmuesin e ndanë nga turma”, tha Zaev.

I akuzuari Aleksandar Janevski, të cilin Zekiri e përmendi si një ndër personat që e kanë nxjerrë Selën nga salla, në mënyrë të kryqëzuar e ka pyetur deputetin.

“Thatë se unë e kam kapur për dore zotëri Selën, por për cilën? Të djathtë ose të majtë?”, pyeti i akuzuari Janevski, ndaj të cilës Zekiri tha: “Më duket se për të djathnën”.

Zekiri ta se e ka thënë atë që e ka parë më 27 prill të vitit 2017.

“E tregova momentin kur Sela është tërhequr, i njoha dy, ndërkaq i treti, mbante maskë në kokë, e përshkrova. U zbraz salla kur e tërhoqën Selën jashtë, ndërkaq më pas nuk e kam parë se çfarë ka ndodhur. Çdokush mund të ketë teori të tij, tregova se çfarë pash. Me fjalë ofenduese është theksuar dhe emri im, më kërkuan lartë derisa e sulmuan kolegun Pavle Bogoevski”, tha Zekiri.

Dhuna ndaj Selës, ja çfarë tha Abdylfetah Alimi në seancën e sotme gjyqësore

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button