Maqedoni, infermieret do të marrim dyfish më shumë kompensim për ndërrimin e natës

Sindikata e Qendrës Klinike e ka përshkruar aneks marrëveshjen dhe e ka pranuar ofertën e Ministrisë së Shëndetësisë për rritjen e kompensimit për punë gjatë natës të infermiereve, nga koeficienti i deritanishëm 0.29 në 0.50, njofton Portalb.mk.

Në takimin e sotëm në të cilin ka marrë pjesë edhe ministri Venko Filipçe, janë marrë vesh që, infermierja e cila është me shkollim të mesëm për ndërrim të natës do të marrë kompensim 416 denarë dhe jo siç ka qenë deri më tani 241 denarë. Infermieret me shkollim të lartë, do të paguhen 512 denarë për ndërrim të natës, në vend të 296 denarëve sa e kanë pasur deri më tani.

Për kompensimet e infermiereve që kujdestarojnë ehe më tej do të diskutohet.

“E pranuam rritjen. Ne kërkuam rritje prej 0.29 në 0.75. Na  u premtua se ka vullnet edhe më tej që të zgjidhen edhe të gjitha problemet e personelit me shkollim të mesëm dhe të lartë”, deklaroi kryetari i Sindikatës, Goran Begoviq.

Prej nesër do të formohen grupe punuese të cilët edhe më tej do të punojnë dhe kërkesat e tyre do të dërgohen në Ministrinë e Shëndetësisë për rregullim të mëtutjeshëm të statusit të tyre.

Në lidhje me rrogat dhe rritjen e tyre prej 5%, që duhet të fillojë nga rroga e shtatorit, nga Sindikata janë decid se nuk do ta nënshkruajnë dhe se kërkojnë rritje të rrogave të mjekëve për 15%.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button