Për nëntë ditë, njëmbëdhjetë qytetarë janë kafshuar nga qentë

Pothuajse çdo ditë ndonjë shkupjan sulmohet nga qentë. Këtë e tregojnë të dhënat zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme ku thonë se që nga një prilli deri me të nëntin, njëmbëdhjetë qytetarë janë sulmuar nga qentë endacak, gjegjësisht për nëntë ditë 11 raste, shkruan Plusinfo.mk,  transmeton Portalb.mk.

Shqetësuese janë edhe të dhënat e MPB-së në të cilat thuhet se gjatë muajit të kaluar në rajonin e qytetit të Shkupit janë regjistruar 32 raste të sulmeve të tilla.

Statistika e tillë rreth problemit me sulmet e qenve endacak ndaj qytetarëve tashmë në një periudhë më të gjatë kohore. Institucionet e hedhin fajin nga njëri në tjetrin rreth kësaj problematike, kush është përgjegjës për zgjidhjen e këtij problemi. Rezultati i mospasjes së një strategjie përkatëse që afatin e zgjidh për një kohë të gjatë me qentë që enden nëpër rrugë, është rritje enorme e nurit të tyre në rrugët e Shkupit.

Edhe më shqetësues është fakti se fëmijët dhe të rriturit janë cak i sulmeve që akne pronar. Moskujdesi i tyre ndaj qenve rezulton në agresivitetin e qenve ndaj qytetarëve.

Rasti i fundit me sulm të tillë nga qeni me pronar ka qenë me 8 prill në Karposh. Janë sulmuar një vajzë 13-vjeçare dhe babai i saj.

Nga ana e institucioneve akoma nuk ka ndonjë zgjidhje afatgjate.

Megjithatë nga MPB janë decid se nëse pronarët nuk dinë të kujdesen për qentë e tyre, do të ketë sanksione përkatëse.

“Nëse pronarët i mbajnë qentë e tyre në vend publik pa maskë mbrojtëse do të sanksionohen sipas nenit 29 të ligjit për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike”, thonë nga MPB.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button