Vendosen dy përmendore të reja në një park në Kisella Vodë

Dy përmendore të reja janë paraqitur në një park në Kisella Vodë, në afërsi të Shtëpisë së Kulturës i cili përpara dy viteve është rinovuar nga udhëheqësia paraprake e komunës, njofton Portalb.mk.

Këngëtarët e këngëve popullore, Nikolla Badev dhe muzikanti Pece Atanasovski, i cili tanimë ka përmendore në Prilep janë personazhet që janë vendosur në mes parkut, në afërsi të një fontanës.

Nga komuna për “Fokus” shkurt kanë thënë se përmendoret janë porositur dhe përpunuar nga udhëheqësia paraprake, ndërkaq ata vetëm është dashur që t’i vendosin. Megjithatë, ata nuk kanë treguar se sa para kanë kushtuar të njëjtat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button