Prishtinë, dënohen të akuzuarit për vrasjen e Aulon Zekës

Gjykata Themelore në Prishtinë sot ka shpallur aktgjykinmin ndaj të akuzuarve për vrasjen e Aulon Zekës. I mituri G.H është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim për të mitur në kohëzgjatje prej 9 vjet e gjashtë muaj, transmeton Alsat M.

Të miturës R.G i është shqiptuar masa edukativo- korrektuese në kohëzgjatje prej 3 (tri) viteve. Të miturit L.LL i është shqiptuar mbikëqyrje e shtuar nga organi i kujdestarisë në kohëzgjatje prej 1 viti e 6 muaj. G.H është dënuar për veprën penale vrasje dhe mbajtja e armëve pa leje. Ndërsa R.G për dhënie të ndihmës ndërsa i mituri L.LL moslajmërim i veprës penale. Të miturit G.H i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit, ndërsa të miturës R.G i ndërpritet masa e paraburgimit. Palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës .

Aulon Zeka është gjetur i vdekur në Prishtinë me katër plumba në trup më 16 shtator 2017.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button