Ja cilat projekte janë tërhequr nga Programi Vjetor i Ministrisë së Kulturës

Dhjetë projekte nga Programi Vjetor i Ministrisë së Kulturës me vlerë të përgjithshme prej 500.000 denarë janë tërhequr pas revizionit të Komisionit të Ministrisë, ka informuar sot ministri i Kulturës, Robert Allagjozovski gjatë vizitës së tij në Burgun e Shutkës, njofton Portalb.mk.

“Në këtë moment komisionet i shqyrtojnë dhe vendosin në lidhje me ankesat. Mënyra në të cilat mundemi t’u përgjigjemi ankesave do të varet nga mjetet e qasshme që do t’i kemi në disponim”, deklaroi Allagjozovski në pyetje gazetareske për projektet e Programit Vjetor për të cilat ka pasur shumë reagime në opinion dhe për të cilën u kërkua revizion.

Këto 10 projekte janë tërhequr:

  • Festivali i Këngës Shqipe “Event” të Shoqatës kulturore – artistike “Event 2012” nga Tetova
  • “Fllad poetik” i Shoqatës “Inovacion”
  • Festivali Folkloristik për Fëmijë Shoqatës “Ble AND” nga Tetova
  • “Duke i mësuar vlerat tona” të Shoqatës së Artistëve Shqiptarë Art – Tetovë
  • “Afirmimi i kulturës shqiptare nëpërmjet promovimit të kuzhinës së Gostivarit në Francë” të Shoqatës DRITA AGV – Gostivar
  • “Afirmimi i qëndrueshmërisë së kulturës  shqiptare nëpërmjet promovimit të zakonit tradicional të synetisë shqiptare në Maqedoni”, Shoqata Drita AGV – Gostivar
  • “Pjesëmarrje në Festivalin e 19 Ndërkombëtarë” të Ansamblit “Tingujt e Karshiakës”
  • Dy projekte për realizimin e koncerteve të shoqatës kulturore – artistike “Alegretto”.

Shuma e përgjithshme e këtyre projekteve është 8.519.000 denarë.

Përndryshe, ditë më parë Portalb u interesua për disa projekte kulturore shqiptare të cilat në opinion u cilësuan si skandaloze dhe ndaj të cilave kishte pakënaqësi. Se a ka ndryshime ndaj tyre, nga kabineti i ministrit Allagjozovski thanë se nuk mund të japin informata për këtë deri sa nuk ka pasqyrë të qartë për programin vjetor kulturor në tërësi.

“Akoma nuk ka diçka të re, akoma janë në procedurë dërgimi i vendimeve dhe presim ankimimet e subjekteve pasi t’u dërgohen vendimet. Kur do të marrin vendime komisionet do ta informojmë opinioni në hollësira. Në mes të procedurës nuk është as adekuate, as edhe e drejtë që Ministria e Kulturës të komentojë punën e komisioneve. Prej mbi 5000 aplikacioneve që kanë arritur në Ministri të Kulturës për programin vjetor, mbi 2500 janë të aprovuara fillimisht nga Komisionet, por vazhdon procedura e nënshkrimit të marrëveshjeve por edhe ankimimit”, tha ditë më parë për Portalb.mk, këshilltari Petrit Saraçini.

Këto janë projektet për të cilat Portalb.mk u interesua:

1. Sa bartës të projekteve kulturore (shqiptare) janë ankuar për rezultatet e programit vjetor të Ministrisë së Kulturës?
2. Cilat projekte kulturore janë shqyrtuar sërish nga komisionet amë?
3. Cilave projekte nuk u janë ndërprerë mjetet për financim apo nuk do t’ju jepen para?
4. Cilave projekte u janë shtuar mjetet?
5. A janë shqyrtuar sërish projektet si të:
a. Shoqatës për arsim, kulturë dhe shkencës VIGAN MGM – Tetovë me projektin “CD Disk- Pëllumbi i lirisë i Vigan Maksutit” (paratë e aprovuara 300 mijë denarë);
b. Shoqatës për arsim, kulturë dhe shkencës VIGAN MGM – Tetovë me projektin “Koncert solistik i Vigan Maksutit” (paratë e aprovuara 300 mijë denarë);
c. Shtëpisë botuese VOKA 4 për 3 librat dhe 3 revistat
d. Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit Skupi Festival nga Shkupi me projektin “Festivali i 12-të Ndërkombëtar i Teatrit Skupi festival” (paratë e aprovuara 1 milion denarë)
e. Lidhja e artistëve shqiptarë ART Tetovë me projektin “T’i njohim vlerat tona” (paratë e aprovuara 900 mijë denarë)
f. Lidhja e artistëve shqiptarë ART Tetovë me projektin “Festivali polifest i muzikës shqiptare” (paratë e aprovuara 800 mijë denarë)
g. Lidhja e artistëve shqiptarë ART Tetovë me projektin “21 të nominuar për çmimet ART 2017” (paratë e aprovuara 700 mijë denarë).
h. Shoqata Botuese Shkupi me tre libra por që dërgoi letër publiku duke kërkuar financim edhe të librave tjerë.

Si u ndanë paratë për artistët shqiptarë?! Ministria e Kulturës luan “ping-pong” me përgjegjësinë

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP