Qeveria paralajmëron pension social dhe kërcënohet me ngrirje të rrogave për administratën

Miratimi i tatimit progresiv apo korrekt, mund të ndikojë në aspektet sociale në shtet, pret kryeministri Zoran Zaev, njofton Portalb.mk.

“Nëse arrimë, a atë do ta dimë deri në fund të shtatorit të këtij viti do të jemi të gatshëm që prej 1 janarit të miratojmë ligj dhe vendim që ndihmën sociale ta rrisim prej mesatarisht 4.200 në 11.500 denarë. Ajo nuk është rritje për 10%, por tre herë më lartë dhe është për kategoritë më të varfra. Ama përpara saj ata patjetër duhet që ta pranojnë punën që ua ofron shteti. Nuk munden që të regjistrohen për të marrë nga 12.000 denarë, dhe nga ana tjetër ta refuzojnë punën. Kërkuesit aktiv patjetër duhet që ta pranojnë punën”, theksoi Zaev gjatë vikendit.

Ai shtoi se në shtet ka kategori të varfra të cilët do ta marrin ndihmën sociale në atë aspekt.

“Dhe nëse kemi sukses, atëherë do të kemi mundësi që të vendosim edhe pension social në shtet. Në shtet kemi më shumë se 15.000 burra që i kanë mbushur nga 65 vjet, nuk kanë  15 vjet stazh dhe nuk kanë pension. Dhe nuk mundet që shteti të mos pyes se si jetojnë ata njerëz. Shteti patjetër të kujdeset për to, pasi që kanë punuar 14 vjet, kanë dhënë kontributin e tyre ose pjesa më e madhe  janë bujq, të cilat kanë paguar TVSH, tatime, llogari… Atë patjetër ta rregullojmë”, deklaroi Zaev.

Sipas tij, qëllimi i kësaj pakos është plotësisht e lidhur me transparencën dhe nderin, e cila patjetër duhet që t’i realizojë harxhimet jo-produktive dhe të miratojë kursime që të realizohen këto aspekte.

“Nëse arrijmë  60% prej saj do të arrijmë rritje prej 3.2%, ndërkaq nëse e realizojmë 80% do të ketë rritje prej 4%”, shtoi Zaev.

Ai e porositi administratën publike që të punojë që të ketë rritje të rrogave të tyre. Në të kundërtën, tha se nuk e ka ndërmend që t’ua rritë të ardhurat, por përkundrazi, nëse nuk punojnë, ai do t’ua ngrijë rrogat tërë administratës.

“Nëse nuk punon administrata, nuk do të ketë rritje të BVP-së, nuk do të ketë vende të reja të punës”, deklaroi Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button