Çfarë mund të përdor për menstruacionet e dhimbshme?

Përshëndetje! Jam një vajzë 21 vjeçe. Për herë të parë menstruacionet më kanë ardhur në moshën 16- vjeçare. Që në momentin e parë kam ndjerë dhimbje, por kam menduar se me kalimin e kohës këto shqetësime do pakësoheshin. Por jo, vazhdoj të kem shumë dhimbje barku, madje ditën e parë kam
marrje mendsh dhe të vjella. Dua të di a është normale dhe çfarë medikamentesh më këshilloni? 

Përgjigjet Lindita Myzyri, mjeke gjinekologe.

Nuk ka asnjë gjë për t’u shqetësuar. Disa organizma janë të pirur të bëjnë dhimbje gjatë ardhjes së ciklit menstrual. Dhimbja në mënyrë reflektore shkakton dhe të vjellat. Kur folikuli dominant (vezët e vogla) çahet për të ardhur menset, jep atë dhimbjen dhe nuk ka asnjë gjë. Por ka mjekim për qetësimin e dhimbjes dhe ne kryesisht këshillojmë medikamente me bazë ibubrofeni. Pra,
marramendja, të vjellat apo edhe gjendja e të fikëtit janë reflektorë të dhimbjes.

Burimi: Shëndei.com.al.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button