Të mirat e aktivitetit fizik gjatë muajve të shtatëzënisë

Aktiviteti fizik te gratë shtatzëna. Gjatë pritjes së ëmbël të një bebi, trupi gruas dhe rezistenca e saj ndryshojnë shumë. Shtatzënia është për të marrë ajër dyfish, jo për të ngrënë dyfish. Që do të thotë për një grua në këtë periudhë ka shumë rëndësi të furnizojë trupin me oksigjen. Edhe aktiviteti fizik e ndihmon që të rrisë oksigjenin në organizëm edhe të ulë përqindjen e yndyrnave. Normalisht qëllimi stërvitjes në këtë periudhë ndryshon, ju nuk stërviteni thjesht për të mbajtur trupin në formë por për një sërë faktorësh të tjerë, transmeton Revista Class.

Përfitimet nga aktiviteti fizik gjatë shtatzënisë  
Aktiviteti në këtë periudhë fokusohet te tendosja e trupit. Largon stresin dhe ndikon në gjendjen tuaj sepse gjatë aktivitetit, trupi lëshon hormonin e endorfinës i cili përmison gjendjen tuaj emocionale. Gjithashtu ju ndihmon të kontrolloni peshën duke ju përgatitur për fazën e lindjes. Edhe gjatë fazës kur lind fëmija ju jeni më të përgatitur nga ana muskulare sepse lirohen muskujt e mitrës. Gjithashtu, për shkak të kujdesit që ju keni treguar gjatë shtatëzënisë me ushqimin edhe aktivitetin, fëmija lind me një peshë normale. Ju do të ndjeheni më mirë në përgjithësi, duke patur më pak dhimbje shpine edhe këmbët do i ndjeni më të forta pasi qarkullimi i gjakut mundësohet më mirë. Aktiviteti fizik ju mban larg sëmundjeve që mund të shfaqen gjatë shtatëzënisë. Por një problem është edhe rikthimi në gjendjen para shtatëzënisë, edhe kush është bërë nënë e di shumë mirë vështirësinë. Por, nëse ju keni kryer aktivitet fizik para shtatëzënisë edhe gjatë asaj periudhe e keni vazhduar sërish, rikthimi në linjat emëparshme do të jetë shumë herë më i lehtë sesa i një nënë që nuk është marrë asnjëherë me aktivitet. Por nënat e neglizhojnë shumë këtë pjesë sepse mendojnë që të merresh me aktivitet kur je shtatëzëne mund të ketë rrezikshmëri. Sipas studimeve të fundit aktiviteti është shumë i rëndësishëm në shtatëzëni edhe mundësia për rrezikshmëri është shumë e vogël nëse merr konsultat e duhura. Prandaj unë ju sugjeroj që në fillim të konsultoheni me mjekun edhe më pas me instruktorin tuaj. Sigurohuni që instruktori është profesionist edhe është duke ju dhënë këshillat e duhura.

Noti: Noti mbetet një nga llojet e aktivitetit më të parapëlqyera kur je shtatëzënë. Për arsyen e vetme sepse ju nuk ndjeni peshën tuaj. Mund të notoni edhe mund të bëni disa ushtrime të thjeshta në ujë.
Ecja: Bëhuni sa më aktive kur jeni në këtë periudhë. Ecja është një tjetër alternativë. 30-40 minuta në ditë do ju ndihmonin shumë për të marrë të mirat e aktivitetit fizik.
Yoga: Yoga mbetet një nga mënyrat më të mira që ju të jeni elastik edhe të kujdeseni për trupin edhe gjatë shtatëzënisë. Yoga ju ndihmon që të keni një lindje sa më të lehtë sepse liron muskujt e mitrës.


Kegel: Muskujt e legenit dobësohen nga lindja, shtatëzania, mbipesha dhe mosha. Ushtrimet Kegel ndihmojnë për të kontrolluar problemet me dyshemen pelvike ose mospërmbajtjen urinare. Ushtrimi Kegel bëhet duke kontraktuar muskujt e dyshemes pelvike, që do të thotë ju bëni sikur ndaloni urinimin duke kontraktuar këta muskuj. Përsëriteni 4 herë me 5 sekonda duke u relaksuar nga 10 sekonda midis përsëritjeve. Këto ushtrime ju ndihmojnë edhe në arritjen e orgazmës edhe janë pjesë e terapive seksuale.


Palestër: Në palestër mund të bëni ushtrime që ju ndihmojnë me shtendosjen e muskujve, po ju ndihmojnë të largoni dhimbjet e shpinës. Por edhe shumë ushtrime të tjera përkatëse të një niveli të ulët deri në mesatar përsa i përket shkallës së vështirësisë.
Gjatë aktivitetit fizik në shtatëzëni nuk duhet ta rrisni shumë temperaturën e trupit. Një test i thjeshtë që mund të bëni është e folura. Nëse flisni paju marrë fryma gjatë ushtrimeve do të thotë se gjendja është në rregull, nëse ju merret fryma gjatë ushtrimeve kjo do të thotë se jeni duke u lodhur shumë.
Këto ishin disa alternativa, ju mund të zgjidhni të preferuarën dhe të filloni. E rëndësishme është mos bëni një lloj aktiviteti që nuk ju pëlqen, sepse në këtë periudhë, aktiviteti duhet të jetë edhe një terapi mendore përveçse fizike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button