Koxias dhe Kumucakos në Greqi u fjalosën për qëndrimet e Zaevit

Qëndrimet publike të kryeministrit Zoran Zaev ishin shkak për fjalosje mes qeverisë dhe opozitës në Greqi. Personi përgjegjës për Politikë të Jashtme të Demokracisë së Re, Jorgos Kumucakos kërkoi përgjigje nga qeveria greke se për çfarë saktë po negociohet, pastaj reaguan nga press shërbimi i shefit të diplomacisë greke Nikos Koxias ku thonë se opozita është njoftuar në mënyrë të detajuar në takimin Koxias-Kumucakos, publikoi MIA, transmeton Portalb.mk.

“Pas deklaratave të Zaev për agjencinë MIA se Shkupi nuk bisedon për ndryshimin e Kushtetutës, as për emër për përdorim të përgjithshëm, gjegjësisht erga omnes, të gjithë grekët pyeten: për çfarë negociojnë qeveria e Ciprasit, Kamenos , Koxias? Presim përgjigje përfundimtare”, tha Jorgos Kumucakos, përgjegjësi për politikë të jashtme në opozitën Demokracia e Re.

Nga press shërbimi i shefit të diplomacisë greke, përmes deklaratës përgjigjen se para dy javëve, Nikos Koxias e ka njoftuar Jorgos Kumucakos për të gjitha ndodhitë rreth emrit.

“Gjithsesi, nëse Demokracia e Re dëshiron të jetë opozitë vetëm që të tregohet, duke i shfrytëzuar si argument deklaratat e kryeministrit të vendit tjetër, e jo të kryeministrit dhe ministrit vendor  e tregon jopërgjegjësinë e madhe në menaxhimin e çështjeve nacionale”, publikoi portali ANA-MPA.

Siç njofton MIA, teksti i publikuar në gazetën greke “Ta nea” për bisedimet për emrin e treg mes Athinës dhe Berlinit, gjithashtu shkakton reagime dhe akuza reciproke të relacionit pozitë-opozitë në Greqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP