Ngelen edhe ligjet për gjykata dhe KSHZ, për tjerat ligje, VMRO dhe LSDM janë marrë vesh

Grupet punuese të LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së edhe gjatë fundjavës nuk i kanë harmonizuar të gjitha qëndrimet për ndryshimet e ligjit për gjykata, ndërkaq përpara marrëveshjes janë për ligjet për procedurën penale dhe për Prokurorinë Publike, njofton Portalb.mk.

Burimet jo-zyrtare nga ekipet negociuese të dy partive për “SDK” thonë se kanë marrëveshje për ligjin për procedurë penale dhe për Prokurorinë, derisa dallime kanë për ligjin për gjykatat, veçmas te përgjegjësia disiplinore e gjykatësve.

Nëse do të mënjanohen të gjitha dallimet, do të shihet nëse të gjitha ligjet reformuese do të vendosen në Komisionin e Kuvendit për Sistem Politik deri sot, pasi që nesër pritet që të publikohet rekomandimi i Komisionit Evropian për përparim të Maqedonisë në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

Pushteti  dhe opozita janë marrë v esh edhe për një pjesë të ligjvënësit zgjedhor. Janë marrë vesh për funksionimin e Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ).

Deri në shtator, KSHZ do të funksionojë me përfaqësues të partive politike, me kryetar nga opozita, ndërkaq shumicën në KSHZ do ta ketë pushteti, si zgjidhje kalimtare. Nga vjeshta, KSHZ do të jetë trup profesional në të cilin gjashtë muaj përpara zgjedhjeve, partitë do t’i propozojnë emrat e përfaqësuesve të tyre.

KSHZ për momentin ka ngelur vetëm me një anëtar të Lëvizjes BESA, ndërkaq ekspertët dhe anëtarët nga LSDM, BDI dhe VMRO-DPMNE kanë dorëzuar dorëheqje pas skandaleve të publikuara me harxhimet rrugore n fund të vitit të kaluar.

Zaev - Mickoski

Zaev – Mickoski

Partitë i kanë harmonizuar edhe qëndrimet për modelin zgjedhor, ligjin e ri për shërbimet mediatike audio dhe audiovizuale, Rregulloren e Kuvendit dhe Kodin Etik të deputetëve, transmeton Portalb.mk.

LSDM kërkon që në vend të gjashtë njësive zgjedhore, Maqedonia të jetë një njësi zgjedhore, pa lista të hapura, ndërkaq VMRO-DPMNE e preferon sistemin e shumicës.

Pushteti dhe opozita deri më tani, prej ligjeve që kërkojnë shumicë prej dy të tretave i ka votuar ndryshimet e ligjit për mbrojtje të dëshmitarëve, ligjin për ndjekjen e komunikimeve dhe ligjin për Agjencinë Teknike Operative (ATO).

Të gjitha ligjet reformuese, të parapara në planin qeveritar 3-6-9 për BE, duhet që të miratohen deri sot, pasi nesër Komisioni Evropian do të duhet që ta publikojë raportin e progresit për Maqedoninë.

Nga KE-ja, kryeministri Zoran Zaev, ka pritur që Maqedonia të marrë rekomandim të pakushtëzuar për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP