Arabia Saudite dhuron 200 milionë dollarë për Kudsin

Mbreti saudit, Salman bin Abdulaziz, është shprehur se Arabia Saudite ka dhuruar gjithsej 200 milionë dollarë për nevojat e agjencisë që vepron në Kuds, raporton Anadolu Agency (AA).

Në fjalimin e Samitit të 29-të të liderëve të Ligës Arabe në Dhahran, mbreti Salman tha se 150 milionë dollarë janë dhuruar për Vakëfin Islam të Kudsit, ndërsa 50 milionë shtesë për agjencinë e Kombeve të Bashkuara UNRWA.

“Palestina dhe populli i saj janë në zemrat e të gjithë arabëve dhe muslimanëve”, tha mbreti Salman duke shtuar se Samiti që mblodhi liderët e 16 vendeve arabe për atë shkak edhe quhet në mënyrë simbolike Samiti i Kudsit.

Samiti mbahet pasi SHBA-të, Franca dhe Britania e Madhe kryen sulme në Siri si kundërpërgjigje e përdorimit të armëve kimike në masakrën ndaj civilëve në Duma.

Lufta në Siri është edhe një nga temat kryesore të Samtit arab, ndërsa në rend dite është edhe kriza në Lindjen e Mesme, në Jemen dhe Libi dhe përzierja iraniane në çështjet e brendshme të vendeve arabe.

Ndonëse sekretari i përgjithshëm i Ligës Arabe, Ahmed Abu Al-Ghait, dërgoi ftesë, në Samit nuk shkoi emiri i Katarit, Sheikh Temim bin Hamad Al Sani.

Gjiri është një krizë të thellë diplomatike mes Katarit dhe disa vendeve arabe, por në pajtim me paralajmërimet e hershme kriza nuk do të jetë në rend dite të Samitit të sotëm.

Në Samit po ashtu marrin pjesë edhe komisionerja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini dhe i dërguari i Kombeve të Bashkuara për Sirinë, Staffan de Mistura.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button