Presidenti francez, Macron: Franca ka bindur SHBA-të të qëndrojnë në Siri

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka deklaruar se Franca ka bindur presidentin e SHBA-ve, Donald Trump, të “qëndrojë në Siri në afat të gjatë” dhe të kufizojë sulmet e kësaj fundjave në pjesët e armëve kimike, transmeton Anadolu Agency (AA).

Të shtunën, Franca në koordinim me SHBA-të dhe Mbretërinë e Bashkuar kreu një seri sulmesh ushtarake kundër regjimit të Bashar al-Asadit, pasi regjmi sirian u akuzua si përgjegjës për sulmin e armëve kimike në Duma të Gutës Lindore më 7 prill.

“Dhjetë ditë më parë, Donald Trump tha se SHBA-të kishin një thirrje për t’u shkëputur dhe ne e bindëm atë se duhej të qëndronin në një afat të gjatë. Ne poashtu e bindëm atë të kufizojë sulmet ndaj objekteve kimike”, tha Macron gjatë një interviste për disa media franceze.

Macron tha se sulmet ishin ligjore dhe një akt për të zbatuar rezolutat ndërkombëtare dhe të drejtën ndërkombëtare, e jo për të deklaruar luftë ndaj regjimit sirian.

“Franca, ashtu si aleatët e saj, nuk deklaruan luftë ndaj regjimit të Bashar al-Asadit, ne vetëm punuam për të siguruar që e drejta ndërkombëtare, rezolutat e Këshillit të Sigurimit, nuk mbeten letra të vdekura. Aleatët tanë kishin dëshmi se ishin përdorur armë kimike dhe patëm dëshmi se këto armë mund t’i atribuoheshin regjimit sirian, gjë që na nxiti të bënim këtë detyre”, theksoi Macron.

Presidenti francez akuzoi Rusinë duke “ndërtuar sistematikisht” paaftësinë e komunitetin ndërkombëtar për të zbatuar marrëveshjen e vitit 2013 mbi armët kimike të Sirisë dhe tha se Moska është një “bashkëpunëtor” i regjimit sirian.

Macron poashtu theksoi se për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme në Siri, “ata duhet të bisedojnë me Iranin, Rusinë dhe Turqinë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button