Ja çfarë kanë folur Putin dhe Rouhani për sulmet ndaj Sirisë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe homologu i tij iranian, Hasan Rouhani, në një bisedë telefonike kanë disktutuar për sulmet ajrore të udhëhequra nga SHBA-të mbi Sirinë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate nga Kremlini, të dy krerët ranë dakord se sulmet ajrore kanë “dëmtuar seriozisht” perspektivat e zgjidhjes politike në Siri.

“Putin theksoi se nëse veprime të tilla, të kryera në kundërshtim me Kartën e OKB-së, do të vazhdojnë, do të shkaktojnë kaos në marrëdhëniet ndërkombëtare”, theksohet në deklaratë.

Të shtunën, SHBA-të, Britania dhe Franca nisën sulme ajrore mbi objektet e dyshuara të armëve kimike të regjimit të Bashar al-Asadit në Siri.

Sulmet ajrore pasuan pasi regjimi i Asadit u akuzua për kryerjen e një sulmi kimik në Duma të Sirisë, i cili la të vrarë 78 civilë dhe plagosi qindra të tjerë.

Kremlini bëri të ditur se Putin dhe Rouhani poashtu diskutuan situatën ekzistuese në Lindjen e Mesme, duke përfshirë atë në Jemen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button