Si të përkujdeseni për lëkurën gjatë verës?

Dielli ndihmon në plakjen e lëkurës, ndaj duhet të tregoni kujdes gjatë kohës që jeni i ekspozuar në diell, sidomos kur ai është i fortë. Nuk duhet anashkaluar asnjë detal që ka lidhje me kujdesin para, gjatë dhe pas ekspozimit në diell.

Rrezet ultra vjollcë janë ato që shkaktojnë dëmet e ngadalshme. Efekti i tyre nuk ndjehet, por ato mendohet se janë shkaku kryesor i kancerit të lëkurës, rrudhave dhe dobësimit të sistemit imun, si dhe përshpejtimit të plakjes së lëkurës.

Stinën e verës e duam por kujdesi që duhet të tregojmë gjatë kohës kur jemi të ekspozuar në diell duhet të jetë i madh. Përdorimin e kremrave solarë dhe hidratuesëve të lëkurës nuk duhet t’i anashkaloni asnjëherë. Dielli është shumë i mirë por ndikon në plakjen më të shpejtë të lëkurës. Prandaj kremrat duhet të jenë patjetër në valixhen tuaj të pushimeve.

Momenti më i përshtatshëm për të aplikuar produktet mbrojtëse është 15 deri 20 minuta para ekspozimit. Kjo i jep kohë të mjaftueshme lëkurës të absorbojë produktin dhe ta përqendrojë atë në shtresat e sipërme të lëkurës.

Në rast se bëni banjë në det ose pishinë, kujdesuni të përdorni kremra rezistentë ndaj ujit. Nëse produkti është rezistent ndaj ujit, shënohet në etiketë ose në fletën shpjeguese. Nëse etiketa e një kremi shënon 40, kjo do të thotë se kremi në fjalë ofron mbrojtje ndaj diellit edhe 40 minuta pas daljes nga uji ose djersitjes së shprehur.

Një kujdes i veçantë duhet treguar për mbrojtjen e zonave delikate, si hunda dhe buzët. Gjithashtu është e këshillueshme të mbrohen flokët nga rrezet UV, duke shmangur tendencën e tyre për t’u bërë të thatë dhe të patrajtueshëm nën efektin e diellit dhe kripës, prandaj duhet ti lyeni flokët me krem mbrojtës ndaj diellit si edhe ti mbuloni me kapele ose sharpa koke.

Përveç hidratimit të lëkurës pas plazhit, mundohuni që të  intensifikoni nxirjen. Një krem “pas dielli” do t’ju ndihmonte për të aktivizuar autonxirjen./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button