Draft raporti, EUObserver: Maqedonia dhe Shqipëria mund të nisin negociatat

Shqipëria dhe Maqedonia mund të nisin negociatat për anëtarësim në BE, por abuzimet me të drejtat e njeriut lënë në pritje Turqinë, do të thotë Komisioni Europian.

Kështu e nis shkrimin e tij EUObserver, i cili citon dhe pjesë ekskluzive të draftit : “Në vazhdën e progresit të arritur Komisioni Europian rekomandon hapjen e negociatave me Shqipërinë”, do të thotë Komisioni në raportin e zgjerimit, që pritet të martën, më 17 prill, transmeton TCH.

EUObserver thotë se e njëjta formulë përdoret dhe për Maqedoninë, por sipas saj rekomandimi është fillimisht për Shqipërinë. Kjo vjen 15 vjet pasi është firmosur Marrëveshja e parë e Stabilizim Asocimit (MSA) dhe dhjetë vjet pasi shtetet e Ballkanit Perëndimor, që kanë qenë vende me diktaturë komuniste, iu bashkuan NATO-s.

Kjo vjen me një strategji të re të komisionit për të përshpjetuar zgjerimin. Ndërkohë, dy ditë më parë ishin mediat gjermane që bën të ditur se drafti i KE flet për hapje negociatash për Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Shtetet “favorite” si Serbia dhe Mali i Zi mund të bëhen pjesë e BE në 2025, thotë EUObserver. Ndërkohë ministrat e Jashtëm të BE do të diskutojnë për Ballkanin Perëndimor në Luksemburg këtë të hënë.

Ato do të rishikojnë “Angazhimin e tyre për të lehtësuar dialogun mes Serbisë dhe Kosovës” për normalizimin e marrëdhënieve të tyre dhe diskutimin e çështjeve të sigurisë në rajon, ka thënë një diplomat i BE-së.
Gjithashtu ata do të diskutojnë dhe se si do ti referohen Kosovës, e cila nuk është njohur ende nga pesë shtete të BE-së, në deklaratën e samitit të Sofjes, shton diplomati.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP