Paditet referenti i Pedagogjikut, ua vodhi paratë studentëve

Kundër dyzet e gjashtë vjeçarit Z. K. është ngritur padi penale për shkak se i njëjti dyshohet t’u ketë dhënë studentëve vërtetime për provime të dhëna, pa kryer detyrimet financiare ndaj fakultetit. Përveç kësaj, dyshohet se referenti disa herë u ka marrë të holla studentëve për verifikim të semestrit dhe participim, me arsyetimin se më shpejtë do ta mbarojë procedurën e pagesës, duke i marrë kështu  të hollat për vete. 

Në këtë mënyrë ai ka dëmtuar buxhetin e fakultetit për 1.888.859 denarë.
Padi të ngjashme morrën edhe dy të punësuar të tjerë në fakultetin pedagogjik gjatë vitit të kaluar./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button