Dhuna ndaj Selës, ja çfarë tha Abdylfetah Alimi në seancën e sotme gjyqësore

Sigurimi i Kuvendit, Abudlfetah Alimi, i cili më 27 prill u prezantua si shpëtimtar i deputetit Ziadin Sela, gjatë sulmit në Parlament, por më pas u akuzua në lëndën e dytë për të enjten e përgjakshme, sot dëshmoi në Gjykatën Penale për “tentim vrasje” të deputetit Sela, njofton Portalb.mk.

“Hyra në sallën për konferenca për shtyp menjëherë pas sulmit të turmës. Atëherë në sy më ra Zoran Zaev, Ziadin Sela, Oliver Spasovski, Talat Xhaferi dhe disa  deputetë tjerë. Zaev kishte gjak në kokë, ndërkaq brenda ishte kaos. Kërkohej gjak shqiptari. Këto fjalë vinin nga turma, e cila ishte shumë e dhunshme. Bashkë me një kolegë aq sa kemi mundur i kemi mbrojtur deputetët, por edhe gazetarët”, tha dëshmitari i cili theksoi se pamja ishte e tmerrshme, duke e përshkruar si në film.

Dëshmitari theksoi se ka pasur ndjenjën se është takuar me vdekjen.

“Zaevit i thoshin ti je shqiptar (me ton ofendues në gjuhën maqedonase), ti je shpirt i shitur, ndërkaq bënin thirrje edhe ndaj Talat Xhaferit dhe Ziadin Selës. Gjuanin me monitorë dhe karrige në drejtim të Selës. Njëri nga sulmuesit luante ngrohtë-ftohtë, në një moment e qetësonte turmën, ndërkaq nga ana tjetër ishte i drejtuar nga Sela”, deklaroi dëshmitari.

Ai e njohu këtë njeri dhe tha se ai ka qenë Aleksandar Janevski – Tosta.

“Njëri nga dhunuesit kishte hipur mbi karrige dhe ka pasur maskë në kokë. Ai jepte komanda se kush duhet të sulmohet. Ka pasur edhe një i cili kërkonte gjak shqiptari, ai ishte me bluzë të zezë dhe nuk kishte maskë”, deklaroi dëshmitari.

Ndryshem në Gjykatën Penale sot ka vazhduar gjykimi për të akuzuarit për përpjekje për vrasje të deputetit Ziadin Sela, që ka ndodhur më 27 prill të vitit të kaluar në Kuvendin e Maqedonisë.

Dhuna ndaj Selës, ja çfarë tha Muhamed Zekiri në seancën e sotme gjyqësore

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button