Fëmija që është shkelur në Gjorçe Petrov është në gjendje stabile

Nga Klinika e Neurologjisë thonë se është në gjendje stabile fëmija 10-vjeçar që dje u godit nga një veturë në rrugën “Boris Sarafov” të Komunës së Gjorçe Petrovit. Nga Klinika thonë se ka pasur gjakderdhje në tru dhe plagë në shpatull, transmeton Portalb.mk.

“Fëmija është në gjendje stabile, është vlerësuar se nuk ka nevojë për operacion. Ka lëndime në kokë dhe shpatull”, thonë nga Klinika ku shtojnë se fëmija është mbajtur në observacion.

Dje banorët e vendit e bllokuan rrugën në shenjë proteste për shkak se shpesh ndodhin goditje të tilla.

Para më pak se një muaji është shkelur edhe një fëmijë tjetër 10-vjeçar.

Banorët e Gjorçe Petrovit paralajmëruan edhe për sot protesta, para shkollës “Mirçe Acev” nga ora 18:00.

“Duam zgjidhje përfundimtare për banorët e Gjorçe Petrovit dhe siguri në komunikacion”, thuhet në ftesën për protestë.

Makina përplas fëmijën , banorët e Gjorçe Petrovit protestojnë

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP