Gjukanoviq shpall fitoren në zgjedhje

Millo Gjukanoviq ka shpallur fitoren në zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi, pasi rezutatatet preliminare e kanë nxjerr atë fitues.

Gjukanoviq, që ka qenë gjashtë herë kryeministër dhe një herë president, ka thënë se fitorja në zgjedhjet e së dielës është “edhe një fitore e rëndësishme për të ardhmen evropiane të Malit të Zi”, transmeton REL.

Agjencitë e lajmeve kanë raportuar se Qendra për Monitorim dhe Hulumtim (CEMI) dhe sondazhet e pavarura, kanë thënë se Gjykanoviq ka fituar rreth 54 për qind të votave dhe se, rivali i tij kryesor, Mlladen Bojaniq ka fituar rreth 33 për qind të votave.

Duke pranuar rezultatin, Bojaniq ka thënë se “Mali i Zi ka zgjedhur atë që ka zgjedhur”, por ka shtuar se fitorja e Gjukanoviqit është si rezultat i “presionit dhe shantazhit”, dhe se ai do të vazhdojë të “luftojë për të çliruar Malin e Zi nga Gjukanoviqi dhe diktatura e tij”.

Votimet e 15 prillit janë cilësuar si vendimtare për Malin e Zi, lidhur me atë nëse do të vazhdojë në kursin e saj perëndimor drejt anëtarësimin në Bashkimin Evropian ose do të kthehet mbrapa në orbitën e Rusisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI MOBIL