Pakistan: Vriten dy të krishterë, IS merr përgjegjësinë për sulmin

Zyrtarët pakistanezë kanë njoftuar se dy të krishterë janë vrarë gjatë të shtënave jashtë një kishe në jugperëndim të vendit.

Grupi militant, Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin e 15 prillit jashtë një kishe në qytetin Quetta.

Zyrtari policor, Ataullah Shah ka thënë se besimtarët e krishterë ishin duke u kthyer në shtëpinë e tyre, kur një person që ishte duke lëvizur me një motoçikletë ka hapur zjarr drejt tyre, transmeton REL.

Shah ka thënë se edhe tetë të krishterë të tjerë janë plagosur dhe janë dërguar në spital.

Militantët edhe në të kaluarën kanë kryer sulme ndaj të krishterëve dhe minoriteteve të tjera fetare, përshirë edhe ndaj myslimanëve shiitë.

Të krishterët përbëjnë më pas se dy për qind të popullsisë në Pakistan,shtet me shumicë myslimane. Ata përballen me diskriminim dhe dhunë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP