Zaev: As në bisedat, as në SMS porositë nuk ka marrëveshje për ryshfet

Në seancën e sotme për rastin “Ryshfeti”, në të cilën është i akuzuar kryeministri Zoran Zaev, pa praninë e opinionit në Gjykatën Penale u dëgjuan të gjitha bisedat nga masat e veçanta për hetim dhe u lexuan të gjitha SMS porositë, njofton Portalb.mk.

Pas mbarimit të seancës, Zaev tha se as në bisedat, por as në SMS porositë nuk ka pasur marrëveshje për ryshfet.

“Absoultisht nuk ka asgjë që lidhet me përpjekjet që të jem si person i dyshuar i cili ka marrë ryshfet ose ka bërë përpjekje që të marrë ryshfet. Në të gjitha këto biseda flasim me zyrtarët e Komunës së Strumicës, por edhe me Ivan Nikollovin që të përshpejtohen procedurat, si dhe të mbarohet puna të cilën pala e ka përpara komunës”, tha  Zaev.

Ai theksoi se e ka ditur se çfarë do të mund të ishin bisedat dhe se është plotësisht i pastër.

“Plotësisht është e pastër. Unë edhe e dita  se çfarë mund të jenë bisedat, për atë kur as nuk e keni paramenduar, nuk mundet që të jenë edhe bisedat tjera”, deklaroi Zaev.

Në mënyrë precize në të gjitha procedurat dhe në të gjitha bisedat telefonike, ashtu siç tha, bëhet fjalë për mbarim të lëndëve.

“Dëshmi është se disa lëndë të caktuara ende nuk kanë mbaruar dhe në atë periudhë askush nuk ka kërkuar as para, por as tjetër çka, dhe ajo më vete tregon se bëhet fjalë për proces të montuar”, deklaroi Zaev.

Avokatët e Zaevit deklaruan se Gjykata e Apelit ende nuk ka miratuar vendim në lidhje me ankesën e Prokurorisë dhe nuk dihet nëse opinioni do të mundet që t’i dëgjojë dhe ta shohë tërë incizimin, pjesët e të cilëve tanimë janë publikuar në “Youtube” dhe e cila është dëshmi në procedurë.

Seanca e radhës për lëndën “Ryshfeti” është e caktuar për më 30 prill.

Ndyshe, në rastin “Ryshfet” kryeministri Zoran Zaev sipas akuzës ngarkohet se në cilësinë e personit zyrtar si kryetar i Komunës së Strumicës, nga biznesmeni, Ivan Nikollov, ka kërkuar ryshfet prej 163.924 euro, gjegjësisht nga 2 euro për metër katror tokë ndërtimtare në Strumicës, për të cilën Nikollov ka qenë i interesuar që të privatizohet.

Në seancën e rastit “Ryshfet” janë dëgjuar bisedat e përgjuara pa prani të opinionit

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI MOBIL