Ish-drejtori i FBI: Trump, moralisht i papërshtatshëm për të qenë president

Ish-drejtori i FBI-së James Comey ka thënë se Donald Trump është një njeri “moralisht i papërshtatshëm për të qenë president”, i cili i trajton gratë si “copa mishi”

Comey ka dhënë intervistën e tij të parë televizive pasi u shkarkua nga Presidenti Trump vitin e kaluar. Për ABC News në SHBA, ai tha se Trump ka penguar vazhdimisht drejtësinë, transmeton TCH.

“Unë nuk mendoj se ai është mjekësisht i papërshtatshëm për të qenë president. Unë mendoj se ai është moralisht i papërshtatshëm për të qenë president. Presidenti ynë duhet të përfaqësojë respektin dhe t’i përmbahet vlerave që janë në thelb të këtij vendi, gjë që është më e rëndësishmja për të vërtetën. Ky president nuk është në gjendje ta bëjë këtë”, tha Comey.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP