ELEM-i akuzon Mickovskin për marrëveshje pa tender
Drejtori i kompanisë shtetërore ELEM akuzoi se lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski gjatë kohës kur ka qenë drejtori i këtij institucioni, në katër sy ka firmosur kontrata për gërmim në TEC Manastit, njofton Alsat.
Në njërën prej kontratave, ai ka firmosur dy marrëveshje me kompanitë “Pelister” dhe “Markovski” në vlerë prej mbi 10 milion eurosh. Pikërisht këto marrëveshje kanë qenë lëndë e revizionit të brendshëm. Reagimi i kompanisë ELEM vijon pasi opozita akuzoi se kompania e Manastirit “Pelister” është e afërt me LSDM-në dhe ka marrë tender për shkak të kushteve të ndryshuara në specifikim.