Vetëvritet një kryeinfermiere e Shërbimeve Emergjente në Spitalin e Gjilanit

Në orët para të mëngjesit të sotmë, është gjetur e vdekur kryeinfermierja e Spitalit të Gjilanit, Xhylie Hajdari.

Vetëvrasjen e një gruaje e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë, Ismet Hashani.

“Po mund ta konfirmojë një vetëvrasje në orët e para të mëngjesit, një femër shqiptare, banore e komunës së Gjilanit”, ka thënë Hashani, transmeton Lajmi.net.

Lajmi.net ka kontaktuar edhe me drejtorin e Spitalit të Gjilanit, Nisret Hajrullahu.

Ai ka thënë se kryeinfermierja nuk është sjellë fare në këtë spital, dhe se nuk ka informacione zyrtare.

“Kryeinfermierja e Shërbimeve emergjente. Zyrtarisht nuk kam asnjë informacion pasi fare nuk ka ardh në spitalin e emergjencës, domethënë nuk e ka pru askush. As policia dhe as ekipa emergjente, unë kam shkuar edhe në regjistër që zakonisht të pranimit, por nuk ka pasur asnjë rast qoftë me shenja jete apo pa shenje jete”, tha Hajrullahu.

Ai ka bërë të ditur se inicialet e saj janë XH.H.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP