Pagjumësia përshpejton paraqitjen e sëmundjes Alzheimer

Pagjumësia rrit rrezikun e zhvillimit të sëmundjes Alzheimer, janë këto rezultatet e hulumtimit më të ri.

Vetëm një natë pa fjetur ndikon në akumulimin e proteinave që lidhen me këtë sëmundje të rëndë, transmeton Koha.net.

Në studim, i cili i përfshiu 20 njerëz, u konfirmua se një natë pa gjumë e rrit nivelin e proteinës beta-amiloide në një pjesë të trurit me rreth pesë për qind, shkruan Daily Mail.

Njerëzit me humbje të lehtë të kujtesës kanë 21 për qind më shumë beta-amiloide në trurin e tyre se sa të rriturit e shëndetshëm më të vjetër, ndërsa ata me diagnozën e sëmundjes Alzheimer kanë 43 për qind më shumë proteinë të tillë, transmeton Koha.net.

Megjithëse studimet e mëparshme kanë treguar ndryshime të ngjashme në trurin e minjve, kjo është hera e parë që ndryshimet e Alzheimerit në tru janë lidhur me pagjumësi.

Fjetja është thelbësore për pastrimin e beta-amiloideve të cilat formojnë kokrra në tru dhe i bllokojnë kanalet e rëndësishme të kujtesës.

Udhëheqësi i projektit hulumtues dr. Ehsan Shokri-Kojori nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë në Marryland në Shtetet e Bashkuara tha se shpesh ndryshimet në tru tek kafshët nuk mund të replikohen tek njerëzit.

“Shprehitë e këqija të gjumit e rrisin rrezikun nga sëmundja Alzheimer. Rritja e proteinës beta amiloid në tru tek njerëzit për shkak të mungesës së gjumit është proces i dëmshëm”, tha ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button