Maqedoni, një drejtor i shkollës fillore i ka dhënë vetes rrogë më të madhe

Sektori për Shpërbërje të Krimit të Organizuar dhe Serioz ka dorëzuar padi penale kundër T.D. (46) nga Gjevgjelia, të dyshuar për “keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimit”, njofton Portalb.mk.

Në periudhën prej marsit të vitit 2010 deri në shtator të vitit 2017, i paraqituri si drejtor në shkollën fillore “Kliment Ohridski” në fshati e Gjevgjelisë Miravc e ka urdhëruar që sekretarin, arkëtarin dhe kontabilistin e shkollqë që t’i paguhet kompensim shtesë në para si drejtor i shkollës me paralele prej 17 deri në 36, në vend që t’i paguhet rroga si drejtor i shkollës deri më 16 paralele, në rangimin që bie shkolla në fjalë.

Ai ka vepruar në kundërshtim me marrëveshjen kolektive për arsim fillor, por edhe në kundërshtim me marrëveshjet me Sindikatën e pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë. Në këtë mënyrë, drejtori në fjalë, në mënyrë të paligjshme ka përfituar 162.393 denarë nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button