Mënyra më e mirë për t’u hakmarrë ndaj atyre që na lëndojnë, të gjithë duhet ta lexojnë…

Dëshira për t’u hakmarrë është e natyrshme, sado që ta bindim veten se nuk jemi tipa hakmarrës. Mirëpo shpesh ne gabohemi në mënyrat që zgjedhim për t’u hakmarrë duke e lënduar tjetrin dhe duke dalë nga natyra jonë si njerëz të mirë. Harrojmë se hakmarrja më e mirë është vetëpërmirësimi. Ne duhet të harrojmë se çfarë duhet t’i bëjmë atij personi dhe të përqendrohemi tek vetvetja, duke u bërë versioni më i mirë i vetes sonë.

Mëso t’i falësh personat që nuk të kërkojnë falje. Mëso të mos i lejosh emocionet, apo inat e tua të të mbushin me energji negative, por zëvendësoje këtë energji negative me diçka që do të bëjë një person më të mirë. Për shembull, shpik diçka ose provo diçka të re që do të ta heqë mendjen, por që edhe do të shërbejë për arsimimin apo kulturën tënde personale.

Mos u shqetëso për atë çfarë mendojnë të tjerët për ty, mos i lejo veprimet e tyre të ndikojnë për keq në jetën tënde. Puno për veten tënde,sepse në këtë botë ke ardhur i vetëm dhe vetëm ti je përgjegjës për lumturinë tënde. Mos u ndal asnjëherë në rrugën tënde të vetëpërmirësimit.

Hakmarrja më e mirë është të mësosh t’i hedhësh pas krahëve ndjenjat dhe kujtimet që nuk të bëjnë mirë. T’i lësh gjërat të ikin do të thotë të ndihesh më i lehtësuar. Bësimin tënd drejtoje nga Zoti dhe nga universi.

Kur mëson t’i lësh të ikin situatat apo njerëzit që e komplikojnë jetën tënde, do të thotë se ke arritur nivelin e duhur të dashurisë për veten. Je i/e sigurtë tek aftësitë e tua për të nisur e për të kërkuar dikë më të mirë. Mëson të jesh i fortë, guximtar, i patrembur nga e panjohura. Do të dish se si t’i përballosh më lehtë gjërat që do të ndodhin në jetën tënde.

Duaje jetën tënde me gjithë momentet e saj të bukura dhe të vështira. Beso se je pikërisht aty ku duhet të ishe. Përqëndrohu tek gjërat më të mira që ke dhe mos e urre veten tënde, nëse gjërat ndoshta nuk po shkojnë ashtu siç duhet.

Bëj më të mirën për t’u vetëpërmirësuar, pasi vetëm kështu do të mund t’i bësh të të kenë zili ata që dikur të kanë lënduar. Mos u hakmerr duke i lënduar ata që të lëndojnë, bëji ata të të kenë zili për gjithë arritjet dhe rezultatet pozitive që ti do të kesh… / bota.al

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button