Maqedoni, traktoristi me drunj të vjedhur i ikë policisë, më pas kapet në oborrin e shtëpisë

SPB Strumicë ka dorëzuar padi penale kundër A.T. (27) nga fshati Oravicë i Radovishit për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “mbulim” në lidhje me veprën penale “vjedhje”, njofton Portalb.mk.

“Më 30.03.2018 në ora 19:05 në fshatin Oravicë shërbimet policore janë përpjekur që ta ndalojnë një traktor, të cilin e ka drejtuar i paraqituri. Ai nuk ka ndaluar, e ka ndërruar drejtimin e lëvizjes dhe ka ikur. Pas ndërmarrjes së masave, traktori është gjetur në fshatin Oravicë në oborrin e shtëpisë së S.J. Më pas, traktori është gjetur i ngarkuar me drunj për ngrohje, të cilat i paraqituri i ka poseduar pa dokumentacion”, thonë nga policia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button