Foshnja lind 4 vite pas vdekjes së prindërve në aksident!

Një foshnje është sjellë në jetë në Kinë falë një nëne surrogate, plot 4 vite pasi prindërit e tij ndërruan jetë në një aksident me makinë.

Shen Jie dhe Liu Xi kishin prej dy vitesh të martuar kur vendosën të provojnë metodën e fertilizimit in vitro për t’u bërë prindër. Pesë ditë para se të bënin transplantin e një embrioni të fertilizuar tek nëna,  çifti ndërroi jetë në një aksident me makinë në mars të vitit 2013.

Pas aksidentit, prindërit e tyre luftuan në një betejë ligjore, në mënyrë që t’iu lejohej përdorimi i embrioneve.

Djali, i lindur nga nëna surrogate nga Laosi, është sjellë në jetë në muajin dhjetor, ndërsa media kineze “Beijing News” e raportoi lajmin vetëm gjatë kësaj jave. Gazeta shpjegon sesi mungesa e një precedenti të ngjashëm të këtij lloji detyroi prindërit e çiftit të ndjerë të zvarriteshin mes betejave ligjore, derisa të mund të garantohej procedimi i mëtejshëm i transferimit të embrioneve.

Në momentin e aksidentit, embrionet ishin ruajtur në një spital të Nanjingut, të ngrira në minus 196 gradë Celsius brenda një rezervuar azoti të lëngshëm. Një gjykatë iu dha 4 prindërve (gjyshërve) të drejtën për të fertilizuar vezët.

Burimi: The Guardian / Shendeti.com.al

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI MOBIL